• |
ide | kryesore

Shijoni golin e 8-të të Salihit në Izrael (video)

Arkiva, Sport
salihi.jpg



Hamdi Salihi vazhdon formën e tij shumë të mirë në kampionatin izraelit të futbollit, duke treguar më të mirën e tij pothuajse çdo javë dhe duke arritur të shënojë një gol shumë të rëndësishëm sot në barazimin e Hapoel Ironi Akko në transfertë përballë kryesuesve të Ironi Kiryat Shmona. Bomberi shkodran i kombëtares shqiptare ka arritur të surprizojë kryesuesit e Superligës izraelite me një gol të shkëlqyer pas një goditje të saktë me kokë në minutën e 59-të të ndeshjes duke arritur të rikthejë në lojë skuadrën e tij pasi Ironi Kiryat Shoman ndodhej në avantazhin e sigurtë 2-0, dhe kur mendohej se ndeshja ishte hipotekuar ka ardhur reagimi kundërshtarëve që me anë të Hamdi Salihit kanë bërë surprizën e javës në Izrael. Goli sotëm ishte dhe goli 8-të për bomberin e Shqipërisë që tashmë ndodhet i dyti në renditjen e golashënuesve në Superligën izraelite. Duke se këto gola kanë përcaktuar dhe të ardhmen e Salihit që nga muaji janar do të vazhdojë karrierën e tij në një skuadër të re duke parë që është shumë i kërkuar në merkato./aSport.info/