• |
ide | kryesore

Vasil Shkurtaj shënon, por skuadra humbet dhe mbetet në fund (video)

Arkiva, Sport
Vasil-Shkurtaj-620x400.jpg



Shqiptari Vasil Shkurtaj ka shënuar sërish në kampionatin grek, por goli i tij ka qenë i pamjaftueshëm që skuadra e tij Niki Volos të shmangte humbjen në transfertë ndaj Platainas. Në fakt skuadra e Shkurtajt e ka gjetur veten në disavantazh qysh në fillim të ndeshjes kur vendasit kanë shënuar në minutën  e 12-te, pak minuta para ndëshkimit me të kuq të portierit Dimitris. Në minutën e fundit të pjesës së parë vendasit kanë shënuar edhe një herë, kësaj radhe Gilvan për të shkuar më të qetë në pushim. Me fillimin e pjesës së dytë, sërish vendasit shënojnë përmes Gilvan , që realizon golin e dytë në ndeshje. Luhej minuta e 73-te kur nga një solo aksion, shqiptari Shkurtaj realizon të ashtuquajturin “golin e nderit” për rezultatin përfundimtar 3:1. Ky ishte goli i katërt i Shkurtajt në kampionatin helen. Me këtë humbje skuadra e tij ndodhet e fundit në renditje me vetëm 7 pikë.