• |
ide | kryesore

Vidhet e-mail i Jolie, zbardhen sharjet për vartësit

Arkiva, Paparazzi
ang.JPG



"Angelina Jolie është një llasticë pa talent dhe me një ego të çmendur”. Janë këto fjalët e producentit Scott Rudin, të publikuara nga Gawker. Aktorja Angelina Jolie është femra e fundit e fashme e cila ka rënë viktimë e hackerave ndaj Sony Pictures. Në e-mailet e zbardhura thuhet se Angelina u mërzit kur mësoi se Rudin, producent i filmave si “Captain Phillips “ dhe “The Social Network”, kishte folur keq për të. Shkëmbimi i e-maileve mes Rudin dhe drejtuesit të "Sony Pictures", Amy Pascal u zbardh nga sajti Gawker.com dhe është vërtetë i ashpër. Rudin këmbëngul se xhirimi i filmit “Cleopatra” mund të jetë një fatkeqësi dhe se egoja e Amgelina Jolie, mund ti prekë të gjithë duke bërë një “çmenduri totale”. Duke folur po për këtë film ai shton, “Nuk dua të marrë një goditje 180 milionë dollarë që mund të jetë një katastrofë për karrierat tona. Nuk kam ndërmend që të shkatërrojë karrierën për një qullace të llastuar dhe pa talent, me një ego të çmendur (Referuar Angelina Jolie)”. Sulmi i hackerave ndaj sajtit Sony dy javë më parë, mban firmën e një grupi që quhet “Guardians of Peace”, gardianët e paqes”, ndërsa dyshohet se çdo gjë është bërë nga regjimi diktatorial në Korenë e Veriut. Që kur Sony u sulmua dhe u vodh, dolën në dritë informacione private dhe të sikleteshme, sekrete financiare, numra telefonikë si dhe shpërblime të majme të aktorëve dhe menaxherëve./GazetaEkspress/