• |
ide | kryesore

Çfarë goli Ergys Kaçe! I jep PAOK fitoren dhe kreun e renditjes (video)

Arkiva, Sport
kace.jpg



Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm në fitoren e PAOK-ut të Selanikut në fushën e tij përballë Kerkyrës. Talenti 23-vjeçar ka shënuar golin e fitores 2-1 në minutën e 80-të më një goditje të bukur nga jashtë zonës. Me golin e mesfushorit shqiptar PAOK ngjitet në krye të Superligës helene me 31 pikë, (4 më shumë se Olimpiakos). Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Kaçen. Pak ditë më parë PAOK u eliminua nga Europa League dhë duket se tashmë po mendojnë vetëm për kampionatin./lapsi.al/