• |
ide | kryesore

Provokacija/ “Ballisti” takon kreun e “Plisave” (foto)

Arkiva, Sport
ballist plisa.jpg



Tifozi i njohur tani në gjithë botën si Ballisti Morina, ka gjetur kohë që të vizitojë grupin tifozëve nga Prishtina, që mbështesin kombëtaren shqiptare, Plisat. Ballisti që u bë i njohur me lëshimin e lëshimin e dronit në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, po qëndron në Kosovë. Është udhëheqësi i Plisave, Alberti, që në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografi me Ballistin, nga zyrat e Plisave. Fotografive, iu kanë bashkëngjitur edhe përshkrimin “Novo provokacija”, “Provokim i ri”, shprehje kjo që kohëve të fundit është përdoruar shumë në mediat serbe, pas çdo veprimi që bënin shqiptarët.