• |
ide | kryesore

Gënjeshtrat më të shpeshta që thonë burrat

Arkiva, Stil
lier.jpg



Tashmë është më se e vërtetë se burrat nuk e kanë edhe aq të vështirë të gënjejnë gratë e tyre, sidomos nëse ngelen ngushtë. Por cilat janë ato që thuhen më shpesh

– "Nuk jam i martuar" janë fjalët që i thonë gjithmonë kur janë pa gruan me vete.

– "S'ke faj ti, unë jam fajtori", në fakt do të thotë "Ti e ke fajin, po s'kam çtë bëj".

– Pas çdo marrëdhënie me gruan thotë: "Ky ishte seksi më i mirë që kam bërë deri më tani"

– Meshkujt sapo fillojnë të argëtohen me shoqërinë, bie celulari. Përgjigja që burri i jep gruas në këto raste është: "Jam në shtëpi pas 5 minutash" (Pas gjysmë ore mbyll celularin fare dhe kur kthehet në shtëpi pas disa orësh, thotë që i kishte rënë bateria).

– Pasi flet me dikë dhe e lënë që ti ktheje përgjigje për diçka, meshkujt thonë "Do të marr në telefon" (harroje, s'ka për të marrë më)

– "Këtë s'ja kam thënë askujt më parë" (Ta dish që u ka thënë dhjetëra të tjerëve)

– "Sa shumë që e dua familjen tënde" (E thotë nga halli)

– Asnjëherë nuk thotë "Më pëlqen" por që në fillim i bie shkurtë duke thënë "Të dua shumë". Në fakt dashuria është një gjë që shtohet me kohë dhe realisht të arrish të thuash "Të dua" do një çikë kohë, por burrat e thonë shpejt./GazetaEkspress/