• |
ide | kryesore

Harta e botës ku nuk ka internet

Arkiva, Stil
interenet map.png



Ne jetojmë sot në momentet më të ndërlidhura mes njerëzimit në të gjithë historinë. Nëpërmjet internetit tashmë është fare e thjeshtë të komunikosh nga fshatrat e Indisë në brigjet e Afrikës, nga lagjet e SHBA deri në Azinë Lindore ku rrjeti ka hapur dyer dhe mundësi. Por në një shkrim të Ëashington Post, ende pjesa më e madhe e popullsisë, rreth 60%, është ende “offline”.  Raporti përfshin barrierat kryesore të mungesës së internetit që variojnë nga varfëria deri tek moskuptimi i dixhitales deri tek mungesa e infrastrukturës. Njerëzit që nuk kanë internet janë përgjithësisht edhe më të varfër, jetojnë në zona rurale dhe janë pak të shkolluar. 50% e tyre jetojnë në varfëri të plotë në vendet e tyre. 64% jetojnë në zona rurale dhe 28% e personave që megjithëse kanë internet nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

3/4 e botës që jeton “offline” është në 20 shtete. Janë më shumë se një miliard indianë që nuk kanë akses në internet që duke patur parasysh madhësinë e këtij vendi dhe lidhjen me teknologjinë që kohët e fundit ka një shpërthim teknologjik. Të paktën 1 në 5 amerikanë është gjithashtu “offline”.

Në 7 miliard njerëz në botë janë të paktën 4.2 miliard që nuk kanë internet dhe këta konsiderohen si pjesa e errët e shekullit të 21./lapsi.al/