• |
ide | kryesore

Më në fund, Inter kthehet tek fitorja

Arkiva, Sport
interi_5550.jpg



Interi ka arritur ta realizojë një fitore të rëndësishme këtë të hënë në Serie A. Zikaltrit triumfuan në udhëtim 2-0 në përballjen me Cihevon duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Mateo Kovacic (19’) kaloi Interin në epërsi në këtë sfidë, para se Andrea Ranocchia (55’) ta dyfishonte epërsinë e zikaltërve. Interi tani ka 20 pikë në vendin e 11-të në renditje. 90 minuta për Chievon në këtë sfidë luajti kosovari Përparim Hetemaj, i cili pati një paraqitje tejet të mirë.