• |
ide | kryesore

FifPro ndalon transferimet e futbollistëve në Serbi

Arkiva, Sport
zvezda.jpg



Futbolli i Serbisë është në kaos. Këtë e vërteton edhe vendimi i fundit i Unionit Botëror të Futbollit. FifPro ka urdhëruar lojtarët që të mos transferohen te ndonjë skuadër serbe, duke i dhënë kështu një goditje sportit të këtij vendi. 8 nga 16 skuadra serbe që luajnë në ligën e parë, i kanë të bllokuara llogaritë e tyre bankare. Kjo do të thotë se lojtarët dhe stafi ende nuk kanë marrë rrogat.

"Ne e urrejmë të bëjmë një gjë të tillë, por duhet ti mbrojmë lojtarët. Ata nuk kanë marrë rrogat e tyre për muaj të tërë" – tha sekretari gjeneral i FifPro, The van Seggelen.