• |
ide | kryesore

Gati 17 milion persona kanë parë këtë kamer të fshehtë

Arkiva, Syri i Lapsit
auto_kameraa1418236644.jpg



Roman Atwood ka sjellë shakanë e tij të radhës, por këtë herë ai atë e ka realizuar në shtëpi të tij. Shikojeni se si ai e tmerron gruan e tij kur e bën të mendojë se e hodhi birin e tij nga kati i dytë i shtëpisë, që padyshim se do ta vriste nëse do të ishte e vërtetë.

Ai arsyetohet për këtë “vrasje” në mënyrë të mirë, por për këtë shaka atë e ndihmuan edhe fëmijët e tij. Djali më i vogël i tij vishet me një veshje të Spider-Man dhe Roman me të njëjtën veshje ka edhe një kukull të madhësisë së djalit të tij. Ai fillon të luaj me djalin e tij para se gruaja të vijë në shtëpi dhe i gjen duke luajtur. Më pas, ajo vjen lartë dhe i kontrollon ata dhe sheh se gjithçka është në rregull.

Por, më pas, Roman e hedhë kukullën – që duket si djali i tij – nga pjesa e sipërme e shtëpisë, dhe e tmerron gruan. Kjo kamerë e fshehur për vetëm në pak ditë që kur është hedhur në kanalin YouTube ka arritur të mbledhë mbi gati 17 milion klikime.