• |
ide | kryesore

Një shqiptar President i Parmës. Mediat italiane: A është Taçi në prapaskenë?

Arkiva, Sport
petrit-610x377.jpg



Mediat italiane kanë njoftuar një ditë më parë se një shqiptar që jeton në Itali është presidenti i ri klubit Parma. Ashtu siç u njoftua me anë të një deklarate të martën në mbrëmje nga klubi, është Petrit Doka që ka marrë vendin e Tommaso Ghirardi në krye të klubit parmez. Pietro Leonardi do të vazhdojë të qëndrojë drejtor i përgjithshëm ndërsa nëndrejtor do të jetë Fabio Giordano.

Por mediat italiane kanë ngritur pyetjet. Kush është Pietro Doca? Dhe mbi të gjitha kë përfaqëson? Sipas informacioneve që jep “Calcio e Finanza” presidentio i ri i Parma ka lidhje direkte me biznesmenin shqiptar Rezart Taçi. Petrit Doka, ka kandiduar më herët në zgjedhjet lokale. Ai ka lindur në Tiranë në mars të 1971 por është nënshtetas italian. Mësohet se ai ka qenë edhe administrator i vetëm i “Taci Oil Italia” një shoqëri me qendër në Miradolo Terme, por që tashmë nuk është aktive. E kontaktuar në telefon nga gazetarët, shqiptari Doka ka refuzuar çdo përgjigje më një “no comment”. Të premten pritet të sqarohet gjithçka në një konferencë për shtyp./lapsi.al/