• |
ide | kryesore

Elseid Hysaj mes Juventusit dhe Leverkusenit

Arkiva, Sport
hysaj.jpg



Paraqitjet e shkëlqyera të Elseid Hysaj me kombëtaren shqiptare dhe me Empolin kanë rënë në sytë e shumë skuadrave, midis tyre: italianët e Juventus dhe ekipi gjerman i Bayer Leverkusen. Finalistët e Champions League në 2002 janë në kërkim të një mbrojtësi krahu, dhe zbuluesat mjaft të njohur të vëndit të tretë të Bundesligës gjermane janë vënë në gjurmët e 20-vjeçarit shkodran, raporton Tuttomercatoweb. Megjithatë në çdo rast, Hysaj nuk do largohet nga skuadra më të cilën sapo ka rinovuar deri në fund të sezonit, pasi tekniku Sarri e cilëson lojtarin si një mes më të rëndësishmëve në luftën për mbijetesë. Por nga sezoni tjetër, mbase një tjetër shqiptar do të luajë në Champions League, një lajm i shkëlqyer ky për teknikun de Biasi.