• |
ide | kryesore

Në Greqi, Lila mposht Kaçen me një eurogol (video)

Arkiva, Sport
LILA.jpg



Java e 14 e kampionatit grek rezervonte përballjen mes Janinës së Andi Lilës dhe Paok-ut kryesues të Ergys Kaçes. Mbrojtësi kavajas do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 26, teksa me një goditje të bukur nga jashtë zone do të dërgonte topin në rrjetë (video më poshtë), gol që hapi serinë e një fitoreje 3-0 për vëndasit. Kaçe luajti si gjithmonë për 90 minuta, por pa ndihmuar skuadrën e tij ashtu si pak ditë më parë, kur shënoi golin e fitores. Paok ruan kryesimin, por tani vetëm 1 pikë përpara Olympiacos, ndërsa Janina futet në luftën europiane, vetëm 3 pikë larg vëndit të tretë./aSport.info/