• |
ide | kryesore

Seria A, fiton Juventus dhe Napoli (video)

Arkiva, Sport
juve.png.jpg



Juventusi ka shënuar fitore ndaj Caglarit me rezultat 1-3, në kuadër të javës së 16-tw tw Serie A. Golat për ekipin nga Torino i kanë realizuar: Carlos Tevez (3), Arturo Vidal (15) dhe Fernando Llorente (51). Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Luca Rossettini (65). Pas kësaj fitore, Juventusi është ngjitur në kuotën e 39 pikëve, 4 më shumë sesa Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Po tw enjten, Napoli i ka dhënë fund serisë negative duke mposhtur Parmën me rezultatin 2-0. Golat për ekipin e Rafa Benitezit i kanë realizuar Duvan Zapata, (11), dhe Dries Mertens me penallti në minutën e 30-të. Pas kësaj fitore, Napoli ka 27 pikë, duke u rikthyer në vendin e tretë. Parma mbetet e fundit në renditje./lapsi.al/.