• |
ide | kryesore

“Katunar”, filmi i parë horror në Kosovë

Arkiva, Stil
katun.jpg



Kaçaniku do të jetë qyteti i filmit horror “Katunar”, i pari në llojin e vet që po realizohet në Kosovë. Regjisori kanadez Dion Ventress sjell në ekran një triller suspansë të një qyteti të vogël. Gjatë një interviste të dhënë për mediat amerikane, regjisori ka folur për projektin dhe temën që trajton ky film. “Tregimi flet për një vajzë me emrin Adelina, e cila jeton në Kanada dhe rikthehet në Kosovë pas vdekjes së babait. Ajo mëson se ka trashëguar një shtëpi në qytetin e vogël të Kaçanikut. Kur nis të qëndrojë qëndron aty, shtëpia fillon të ketë aktivitete paranormale, dyer që nuk hapen dhe një legjendë misterioze për njerëz që jetojnë në shpella që nga koha e luftës, në shkëmbinjtë në kufi të qytetit”, tregon regjisori Ventress. Regjisori Ventress po ashtu ka folur për Kosovën dhe jetën në këtë vend, duke thënë se edhe pse shumë njerëz të huaj e shohin ende si në vend me rrezik të lartë, ky është në fakt një nga vendet më të sigurta për të.  Ventress ka punuar për dy dekada në kinematografi dhe televizion në Kanada, ndërsa vlerëson shumë talentet në fushën e aktrimit në Kosovë. Ai tregon se edhe kolona zanore e filmit do të jetë muzikë shqiptare e viteve ‘90.

Trajlerin mund ta shihni ne kete link: https://www.youtube.com/watch?v=zwQgHFcdXKM