• |
ide | kryesore

Naser Aliji braktis Zvicrën për Shqipërinë

Arkiva, Sport
350620-8d4a9406d4e5ee364753aff16396d9d5.jpg



Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji pritet të braktisë kombëtaren e Zvicrës dhe t’i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit. 20 -vjeçari, që është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013, ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses U-20 zvicerane. Por tani ka vendosur t’i bashkohet kombëtares shqiptare të drejtuar nga Gianni de Biasi, raporton tabloidi zviceran Blick.
Futbollisti, i rritur në akademinë e Baselit, ka lindur në Shkup. Blick shkruan se ai është ndikuar nga Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti për të zgjedhur që të veshë fanellën e kombëtares shqiptare.
Aliji aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion që përgjithësisht në kombëtare mbulohet nga Ansi Agolli. Me afrimin e tij, De Biasi mund të ketë më shumë alternativa për këtë rol.
Me Baselin, 20 -vjeçari është aktivizuar në total në 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Në vitet 2011 dhe 2013 ai është vlerësuar si zbulimi i sezonit nga akademia e Baselit, klub me të cilin ka fituar dhe titullin kampion në Zvicër.