• |
ide | kryesore

Parma në udhëkryq! Ghirardi: U shit! Shqiptarët: Jo!

Arkiva, Sport
dokaaa.png



Mediat italiane po i kushtojnë sot paradite një vëmendje të veçantë asaj që po ndodh me klubin e Parmës. Në orën 18.00 pritet një konferencë shtypi ku do të bëhet zyrtarizmi i pronarëve të rinj të klubit. Gjatë gjithë këtyre ditëve është përfolur se presidenti i saj është shqiptari Petrit Doka, por ky i fundit ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje për blerjen e klubit. 42-vjeçari me origjinë shqiptare tha se ende nuk është zyrtarizuar akti i shitblerjes dhe se pronari i Parmës është ende Tommaso Ghirardi.

Nga ana tjetër, përmes një deklarate për shtyp, Ghirardi ka hedhur poshtë deklaratat e Dokës, duke theksuar se marrëveshja është përmbyllur dhe detajet pritet të publikohen sot.

Petrit Doka ka lindur në Tiranë, në mars të vitit 1971, por ka marrë nënshtetësinë italiane. Ai qenë faktikisht administratori i vetëm i “Taci Oil Italia”, shoqëri me seli në Mirandolo Terme (Pv), por tashmë jo më aktive, aq sa Doka po menaxhon tashmë likuidimin e saj./lapsi.al/