• |
ide | kryesore

Romela Begaj, pozitive edhe në testin B të antidopingut

Arkiva, Sport
148396.jpg



Romela Begaj ka rezultua pozitive ndaj përdorimit të substancave të ndaluara edhe në testin B të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes. Peshëngritësja shqiptare, kampione e botës në kampionatin e zhvilluar në Azerbajxhan e kërkoi këtë test pasi analizat e para treguan se ajo kishte përdorur doping në garë. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes kishte deklaruar se do të priste përgjigjet e testit B përpara se të bënte komente. Romela Begaj rrezikon përjashtimin nga të gjitha aktivitetet e peshëngritjes për të paktën 2 vjet. Federata Ndërkombëtare pritet t'i komunikojë edhe heqjen e titullit kampione. 

Ndërkohë në pritje të përgjigjeve të testit B janë edhe kampioni i botës në dygarësh, Daniel Godelli dhe peshëngritësi Hysen Pulaku. 

Nëse edhe ata do të rezultojnë pozitiv, Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon gjobë me 50 mijë dollarë ose përjashtim nga të gjitha aktivitetet për dy vjet.