• |
ide | kryesore

Aliji, zemra vendosi për kombëtaren e Shqipërisë

Arkiva, Sport
aliji.jpg



Futbollisti shqiptar i Baselit, Naser Aliji, është shprehur i lumtur që ka zgjedhur Shqipërinë para Zvicrës.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliji deklaroi se ishte zemra e tij ajo që vendosi për kuqezinjtë. “KUR ZEMRA VENDOS! Të nderuar tifozë të Kombëtares Shqiptare, do të doja të konfirmoj personalisht që tash e tutje unë kam vendosur të luaj për ekipin Kombëtar Shqiptar. Jam duke e pritur ditën me gëzim për t’u futur me Kombëtaren Kuq e Zi në ndeshje, ju përshëndes përzemërsisht”, shkroi Aliji.