• |
ide | kryesore

Seria B, Memushaj shënon në barazimin e Pescara (video)

Arkiva, Sport
memu.jpg



Edhe futbollisti tjetër i kombëtares së futbollit, Ledion Memushaj ka shënuar në ndeshjen që skuadra e tij Pescara zhvilloi në fushën e  Perugias në Seria B. Memushaj shënoi pas gabimit të shokut të tij të skuadrës Maniero nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e kthyer nga portieri ai e ka dërguar jo pa vështirësi në rrjetë. Memushaj shënoi golin e parë të takimit që u mbyll në barazim 2-2. Pescara është në vendin e 12 me 22 pikë./lapsi.al/