• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh me Schumacher? Flet mjeku dhe Jean Todt

Arkiva, Sport
shumiiii.jpg



Ka kaluar gati një vit nga incidenti i tmerrshëm i Michael Schumacher në dëborë. Këto të 2014-ës do të jenë Krishtlindje shprese që ai të dalë nga errësira e kujtesës ku ra pas goditjes në kokë gjatë rrëshqitjes me ski. Nga ajo dramë kanë kaluar 12 muaj, por Michael Schumacher nuk ka pushuar së luftuari. Një jetë prej kampioni për atë që në 3 janar do të mbushë 45 vjeç. Përsa i përket gjendjes së tij klinike është Jean Todt ai që ka folur. “Do të kthehet sigurisht të bëjë një jetë normale. Është i ri dhe gjithë kohën e duhur për tu rikuperuar”. Fjalëve të Todt u janë shtuar edhe ato të mjekut francez Jean-Francois Payen, një prej specialistëve që e ka ndjekur kampionin e shumëfishtë të Formula 1 për gati 6 mouaj në spitalin e Grenoble. Sipas tij Schumi është më mirë por ai do të vazhdojë terapinë edhe për të pakten 3 vjet./përktheu lapsi.al/