• |
ide | kryesore

“Daily Star”: Bleona, femra që u vesh më keq në 2014-ën (foto)

Arkiva, Paparazzi
qerr.jpg



Këngëtarja e cila prej vitesh po synon botën e Hollywood, duket këtë vit ia ka dalë, duke u bërë një emër i njohur në botën e show-bizit amerikan. Portali prestigjoz “DailyStar” ka renditur këngëtaren Bleona Qerreti si një ndër femrat që ka shokuar botën e modës gjatë 2014.

Kujtojmë se, Bleona shokoi me lookun e saj në “American Music Awards” të mbajtur në Los Angeles muajin e kaluar. Ajo tërhoqi vëmëndjen e fotografëve dhe mediave të pranishme me paraqitjen e saj të guximshme gati gati nudo! E ekspozuar në të gjitha pjesët e trupit të saj mbuluar vetëm nga një fustan rrjet, i zi, revista “US Magazine” e ka konsideruar paksa të guximshme zgjedhjen e këngëtares, duke e krahasuar si të ngjashme me shfaqen në Video Music Awards të Rose McGowan në vitin 1998.

“DailyStar” e ka përshkruar këtë përzgjedhje duke thënë se femrat e shoëbizit kanë ditur se si të shokojnë gjatë 2014-ës në tapetin e kuq. E para në renditje është Bai Ling, 48-vjeçarja e cila ka zgjedhur të shëtisë në Beverley Hills me një xhaketë, topless. Në vend të dytë është Rihanna, me veshjen e saj transparente prej gurësh Swarovski, në daljen e Fashion Designers of America.

Në vend të tretë renditet shqiptarja Bleona Qerreti e cila shokoi me fustanin – rrjetë në American Music Awards. Në vend të katër është Nicki Minaj dhe “kostumi” i saj për Halloween. Në vend të pestë renditet Miley Cyrus dhe dalja e saj topless në New York Fashion Week. Dhe në vendin e gjashtë, “DailyStar” rendit Kim Kardashian në kopertinën e revistës “Paper”./lapsi.al/