• |
ide | kryesore

Madonna shkruan shqip në twitter

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Mbretëresha e Pop-it Madonna e cila kishte disa kohë që i mungonte muzikës, ka publikuar së fundi gjashtë këngë në formë dhurate, për fansat e saj për Krishtlindje. Të shtunën ajo lajmëroi në twitter se këngët mund të shkarkoheshin falas dhe për një kohë të shkurtër, ato u shndërruan në ‘top-download’ në klasifikimet muzikore të shumë shteteve në botë. Në postimin e rradhës, Madonna mes të tjerash shkruajti edhe shqip faleminderit, edhe pse në listën e shteteve që shkarkuan më shumë këngët e saj, Shqipëria nuk figuronte.