• |
ide | kryesore

Zbulohet pse Ronaldo nuk i dha dorën Platinisë

Arkiva, Sport
ronaldo.jpg



Tension i lartë mes Ronaldos dhe Platinisë. Të shtunën, gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve për fituesit e Kupës së Botës për klube Cristiano Ronaldo ka injoruar Presidentin e UEFA-s Michel Platini. Ylli i Real kaloi pa i dhënë dorën kreut të UEFA-s.

Mediat perëndimore shkruajnë se shkaku i kësaj përplasjeje janë deklaratat e Platinisë gjatë tetorit. Në atë kohë ai tha: “Unë nuk votoj për “Topin e artë”, por parimisht në vitin e Kupës së Botës duhet të fitojë një lojtar që ka kontribuar më shumë për fitoren e këtij trofeu. Kështu këtë vit duhet ta fitojë një gjerman” – u shpreh Platini. Dhe Ronaldo duket se këtë deklaratë nuk e ka kapërcyer mirë!/lapsi.al/