• |
ide | kryesore

Çfarë është kjo puthje mes Genta Ismajlit dhe Kastro Zisos? (foto)

Arkiva, Paparazzi
genta-1_9709.jpg



Publikisht edhe Genta edhe Kastro janë beqarë, ata ka kohë që mbajnë këtë status dhe nuk flasin në media për lidhjet në jetën e tyre. Por të dy këta janë parë shumë të afërt në after partyn që u organizua në përfundimin e Këngës Magjike. Kastro shihet duke e joshur Gentën, ndërkaq që as ajo nuk i ka rezistuar sharmit të tij. Ata gjatë tërë natës e kanë shoqëruar njëri tjetrin, duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime. Nuk dimë nëse ata janë në një lidhje, apo efekti i alkoolit ka krijuar këtë intimitet mes tyre. Kastro nuk ka deklaruar ndonjë lidhje që nga ndarja e tij me Erleta Hotin, me të cilën ka edhe një vajzë. Edhe Genta, e cila pas ndarjes me Milot Binakun, nuk është parë në krah të dikujt tjetër./Inlajm/