• |
ide | kryesore

Conchita nuk do të vijë në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
koci.jpg



Conchita, nuk do të marrë pjesë në festivalin e RadioTelevizionit Shqiptarë, festival ky që nxjerr përfaqësuesin e Shqipërisë për festivalin e Eurovizionit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i RTSH-së, Martin Leka, i cili ka thënë se Conchita nuk do të jetë në Shqipëri, për shkak të angazhimeve të mëdha që ka. “Pikërisht Konçita, ai/ajo, nuk do të jetë në Festival. Për shkak të impenjimeve të tjera të tij/saj, nuk mundi t’i përgjigjej ftesës sonë. Por, mendoj se publiku do të kënaqet me Alexander Rybak, norvegjezin fitues të Festivalit Europian në 2009-ën”, ka thënë Leka.