• |
ide | kryesore

Genta Ismajli dhe Kastro Zizo (s)reagojnë për puthjen

Arkiva, Paparazzi
genta kastro.png



Të hënën nëpër portale të ndryshme online, një foto mes këngëtarëve të skenës shqiptare, Genta Ismajli dhe Kastro Zizo, u komentua si lidhje dashurie? Në pozën e realizuar në festën pas Këngës Magjike, Genta dhe Kastro dukeshin vërtetë sikur po kalonin çaste të lumtura së bashku, madje njëra prej tyre të jepte idenë, sikur po putheshin. Por nuk ka vonuar shumë dhe lajmi është përgënjeshtruar nga vetë protagonistët në profilet zyrtare në facebook. Të dy kanë folur për miqësi dhe moral por askush nuk ka hedhur poshtë variantin e puthjes në publik, si aksidental.