• |
ide | kryesore

Hapet sexy shop sipas rregullave islamike

Arkiva, Stil
sexy shoipe.JPG



Një sexy shop online që respekton rregullat e Sharihatit. Vjen edhe porno që respekton ligjin islamik. Tregu me “drita të kuqe” do të vijë për shkak të shumëkombëshit gjerman të seksit “Beate Uhse” që kërkon të tërheqë pas vetës një publik burrash, por sidomos femrash myslimane. “El Asira” është ky emri i dyqanit për Vendet e Ulëta e hapur para 4 ditësh. Ky ka lidhur një kontratë tregtare me gjigantin e dritave të kuqe që vjen nga Gjermania dhe që kërkon produkte që konsiderohen “hallall”. Nuk do të jetë filma porno, vagina apo dildo prej plastike. Pra asnjë objekt që hyn në klasiket e sexy shop. "Për “El Asira” – lexohet në faqen e kompanisë – e rëndësishme është që të vendosë një marrëdhënie më të thellë, seksuale dhe shpirtërore mes një burri dhe një gruaje. Për këtë agjencia ofron parfume, kremra, xhel për masazhe intime. E gjitha e ofruar me elegancë për tregun me drita të kuqe.