Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, nuk do ta vazhdojë këtë edicion me Schalken. Krerët e këtij klubi kanë vendosur që ta dërgojnë atë në një nga skuadrat e një kategorie më të ulët të futbollit gjerman. “Ka skuadra që mund ta marrin, por jo nga Bundesliga. Ne po shikojmë vetëm atë që është më e mirë për të” – u shpreh kreu i klubit, Horst Heldt. Donisi u bë protagonist në mediat gjermane pasi bëri aksident me super-makinën e tij Mercedes në vlerë 150 mijë euro. Që atëherë, forma e tij ka pësuar rënie dhe largimi i tij nuk është për t’u çuditur. Avdijaj ka kontratë me Schalken gjerë në vitin 2019 dhe ka një klauzolë të largimit 48.5 milionë euro./GazetaEkspress/