• |
ide | kryesore

Tuna ende në pikëpyetje për garën në Dancing with the Stars

Arkiva, Paparazzi
tunaaa.jpg



Tuna ende nuk e ka vendosur nëse do të dalë mbrëmjen e së hënës në skenën e Dancing with the Stars. Kjo, pasi këngëtarja nga Shkupi ditët e fundit, pësoi një lëndim në kavilje gjatë kohës së provave.
Për këtë arsye, artistja e njohur e shoëbiz-it vuri në pikëpyetje vazhdimin e garës në spektaklin e vallëzimit. Edhe sot, vetëm pak orë përpara shfaqjes ajo duket se nuk ndihet plotësisht gati t’i rikthehet kolegëve dhe jurisë në Dancing with the Stars:
“Po bëj të pamundurën që të jem sonte në skenën e Dancing with the Stars, përkundër lëndimit. Përkrahja juaj… më e nevojshme se kurrë!” – ka shkruar Tuna në Facebook.
Nëse këngëtarja e ndërpret garën këtu, ky do të ishte rasti i dytë I njëjtë, pas Diellza Kolgecit e cila u largua pak javë më parë për shkak të një lëndimi në vetull.