• |
ide | kryesore

16-vjeçari shqiptar që shkëlqen tek Roma

Arkiva, Sport
cekaaaaaaa.jpeg



Është vetëm 16 vjeç, por talenti shqiptar i Romës Irlian Ceka do të bashkohet me skuadrën u19 në një turne miqësor të kësaj të fundit në Amerikë, ku skuadra e Alberto de Rossit do të luajë kundër grumbullimeve të universiteteve amerikane. Ceka gjendet faktikisht prej kohësh i grumbulluar me u19, por pa pasur mundësi aktivizimi për shkak dhe të moshës së vogël. Megjithatë mbrojtësi i majtë shihet si e ardhmja e Romës, akademia e së cilës në vitet e fundit po bën një punë të shkëlqyer, dhe pritet të ketë mundësitë e tij në këtë turne miqësor. Ceka ka lindur në Romë, dhe ka qënë dhe kapiten i moshave u17 të kryeqytetasve. Ai nuk ka luajtur akoma me asnjë kombëtare, teksa FSHF duhet të vihet sërish në alarm për një talent të së ardhmes, përpara se të jetë shumë vonë./aSport.info/