• |
ide | kryesore

Alban Hoxha futbollisti më i mirë për 2014-ën

Arkiva, Sport
14339-620x400.jpg



Alban Hoxha u shpall futbollisti më i mirë shqiptar për vitin 2014. Portieri i Partizanit i cili realizoi një arritje fantastike në këtë kampionat pasi nuk pësoi gol për plot 1084 minuta duke thyer rekordin që rezistonte prej 30 vitesh të Bujar Gogunjës, legjendës së portës së Elbasanit, u nderua me çmimin e futbollistit më të mirë kalendarik gjatë ceremonisë festive të fundvitit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një nderim ky vërtet i merituar për Hoxhën që  gjeti frocën për të kompletuar këtë arritje të jashtëzakonshme pavarësisht një drame të rëndë familjare. Në mbrëmjen gala të FSHF, ku ishin prezentë gjithë anëtarët e familjes së madhe të futbollit shqiptar, drejtues të Federatës e klubeve u dhanë edhe disa çmime mirënjohjejeje për futbollistë të dekadave të kaluara ndërsa u nderua me çmim edhe ekipi përfaqësues i shpresave të vitit 1984 i cili arriti të renditej ndër 8 skuadrat më të mira të Europës në këtë kategori.