• |
ide | kryesore

Ilir Azemi flet pas aksidentit

Arkiva, Sport
azemi.jpg



Katër muaj më parë Iliz Azemi bëhej pjesë e një aksidenti me makinë, por fatmirësisht për të, e keqja u evitua. E tashmë ai rikthehet për të folur për muajt që pasuan pas atij aksidenti të rrezikshëm. “Tani e di që jeta mund të mbarojë nga momenti në moment. Kjo më ka bërë më të pjekur. Tani di të vlerësoj akoma më shumë atë që kam. Ndihem mirë. Kam bërë shumë hapa përpara, bëj çdo ditë 5 orë rehabilitim. Në biçikletë dhe palestër shkon shumë mirë. Mbi të gjitha jam i lumtur që tani jam i ulur këtu. Jam çdo ditë mirënjohës që jetoj akoma”, – tha sulmuesi. Rikthim në futboll? “Fatkeqësisht nuk mund ta them se kur do luaj sërish. Tani janë të gjithë të bindur që do kthehem shume shpejt. Por duhet të presim. Është në duart e zotit.”– tha ai./aSport.info/