• |
ide | kryesore

Mourinho tregon një tjetër histori gazmore të Balotellit (video)

Arkiva, Sport
mou.jpg



Jose Mourinho ka qenë njëri ndër personat e parë që ka pasur punë me Balotellin. Portugezi kësaj radhe, ka treguar një tjetër histori interesante që ka pasur me sulmuesin aktual të Liverpoolit.

''Unë i kam thënë Balotellit se duhet të takohet me mua në zyrën time në ora 14:00. Ai kishte shkuar për të parë kualifikimet për Formula 1", tha Mourinho. ''E thirra Marion dhe i tregova se duhej të ishte në zyrën time. Ai më tha se me ty mund të takohem çdo ditë, por kualifikimet e Formula 1 janë vetëm njëherë në vit në Itali'', tregoi trajneri portugez. Mourinho edhe më herët kishte ndarë me mediat disa histori interesante me Balotellin derisa ishin te skuadra e Interit.