• |
ide | kryesore

Zgjohet nga koma, flet frëngjisht dhe beson se është aktori Matthew McConaughey

Arkiva, Stil
makthu.jpg



Një histori në kufijtë e të pabesueshmes. Protagonisti quhet Rory Curtis, (në foton poshtë) është 25 vjeç nga Birminghami në Angli. Pas 6 ditësh në koma është zgjuar, por një tjetër njeri. Përse? E thjeshtë. Tashmë flet gjuhën frënge në mënyrë perfekte, një gjuhë që e kishte studiuar në shkollë 12 vjet më parë kur ishte vetëm 13 vjeç. Por nuk është e gjitha. Curtis mëndon që është Matthew McConaughey, ylli i Hollywood i nominuar për çmimin Oscar. Është futbollist në një kategori të ulët dhe u përfshi në një aksidet gushtin që kaloi. Siç thotë ai pasi është zgjuar nuk e njihte veten e tij kur shihej në pasqyrë.

“Kur shkova në banjë, mezi erdha në vete kur u pashë në pasqyrë. Nuk ngjaja fare me atë që besoja se isha. Nuk kuptoja çfarë po shikoja. Mendoja se mezi po prisja të shkoja për të xhiruar filmin e rradhës”. Për këtë, mjekët e “Queen Elizabeth Hospital” të Birmingham që e kanë kuruar thonë se ka të bëjë me hemorragjinë cerebrale që ka pësuar. Së fundmi, djaloshi tashmë po mësohet me faktin që nuk është aktori McConaughey, por ama frëngjishten vazhdon ta flasë për mrekulli./përktheu lapsi.al/.