• |
ide | kryesore

Provokimi/ Futbollisti puth në buzë kundërshtarin (video)

Arkiva, Sport
puthja.jpg



Në fushën e futbollit ndodh gjithçka. Goditje me kokë, të pështyra, përqafime, kërcime, grushta por së fundmi shohim puthje. Futbollisti i Bristol Lee Mansell ka dhuruar një moment romantik gjatë ndeshjes Bristol Rovers-Gateshead. Ai ka pasur një përplasje me futbollistin JJ O’Donnell të skuadrës kundërshtare, por duke parë arbitrin që po afrohej me nxitim ka puthur kundërshtarin në buzë, madje dy herë. Nuk dihet nëse Mansell e ka puthur kundërshtarin për të evituar kartonin e kuq, duke qenë se kishte një të verdhë më parë, apo desh të tregonte afeksionin që kishte ndaj futbollistit kundërshtar, apo thjesht e shkurt ta provokonte.