• |
ide | kryesore

Luana Vjollca: Nuk e kam të dashur Meriton Mjekiqin

Arkiva, Paparazzi
luana.jpg



Një foto e prezantueses së Top Channel, Luana Vjollca me modelin kosovar, Meriton Mjekiqi, bëri xhiron në mediat online dhe rrjetet sociale. Bukuroshja shfaqej e ulur në prehërin e modelit dhe menjëherë u aludua për një lidhje mes tyre. Gazeta Panorama shkruante se miqtë e Luanës flasin për një histori dashurie. Por është vetë prezantuesja që ka sqaruar gjithçka. 

Luana ka thënë se djali me të cilin kishte pozuar gjatë xhirimeve të vitit të ri, ishte thjesht një fans i saji. 

 

"Është thjesht një djalë 18-vjeçar, fans që kërkonte të bënte një foto gjatë regjistrimit të spektaklit të fundvitit në Kosovë. Unë as nuk e njoh dhe ajo ishte thjesht një foto miqësore dhe kaq"- ka thënë Luana Vjollca për Anabel.al.

 

Ajo ka thënë gjithashtu se fotoja ishte keqinterpretuar, pasi nuk ulur në prehrin e modelit.

"Jam e ulur në karrige, jo në prehër. Thjesht djali është përkulur për efekt të fotos, por kaq”.