• |
ide | kryesore

Mediat italiane: Andi Lila firmos për Parmën

Arkiva, Sport
lila-albania490ai.jpg



Andi Lila mund të luajë për Parmën. Mediat sportive italiane shkruajnë se marrëveshja është arritur. Sky Sport Italia thotë se lojëtari i kombëtares shqiptare ka pranuar të luajë për klubin e Serie A dhe të lërë ekipin e Janinës.

Lila është blerja e parë e pronarit të ri të klubit të Parmës, i cili nuk dihet ende se kush është. Në mediat italiane flitet për një biznesmen ruso –qipriot.

28 –vjeçari Lila është vlerësuar edhe për aftësinë e tij për të luajtur si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë.