• |
ide | kryesore

Fejohet edhe Endri Fuga këshilltari besnik i Edi Ramës

Arkiva, Paparazzi
fugaok.jpg



Endri Fuga, aktualisht Drejtor i Komunikimit në pranë kryeministrit Rama i ka dhënë fund beqarisë. Në vazhdën e fejesave dhe martesave në kampin e socialisteve i ka ardhur radha e Fugës, një prej këshilltarëve më besnikë të kreut të qeverisë. Sipas gazetës “Panorama” fejesa e Fugës me të partneren e tij të viteve të fundit Besa Pellumbi është zhvilluar në një prej restorantet e kryeqytetit ku nuk kanë qenë më shumë se 30 familjarë dhe miq të përbashkët të çiftit. Sipas të njëjtave burime çifti është në pritje të një fëmije. Besa është vajza e avokatit Mark Pëllumbi dhe punon si juriste në kompaninë “Deloitte”. Fotot janë marrë nga profili në Instagram i saj./lapsi.al/