• |
ide | kryesore

L’Equipe: Neuer më i mirë se Messi e Ronaldo

Arkiva, Sport
neuer1.jpg



Në pritje për t’u dorëzuar Topi i Artë (12 janar) gazeta franceze “L’Equipe” stilon listën me 100 lojtarët më të mirë në vitin 2014. Podiumi nuk ndryshon as në prestigjozen franceze, Neuer, Messi dhe Ronaldo. L’Equipe shkon më tej duke i paraprirë fituesit, me portjerin gjerman që shpallet futbollisti më i mirë.

Në 10-shën e parë kemi emra si: Robben, Lahm, Di Maria, Neymar, Muller, Suarez dhe Ibrahimovic. 

Reali i Madrid-it është skudra më e përfaqsuar ku mes më të mirëve është edhe: Kroos, Benzema, Bale, James R, Luka Modric, Sergio Ramos, Varane, Khedira, Marcelo, Keylor Navas e Carvajal.

Tek Barcelona nuk është vetëm Messi, Neymar e Suarez por edhe Mascherano, Iniesta, Busquets, Claudio Bravo, Alves, Rakitic dhe Jordi Alba.

Fitimi i La Liga-s por dhe pjesëmaria në finalen e Champios League i ka dhënë shumë bonuese Atletico Madrid që përfaqsohet me Godin, Mandzukic, Koke, Griezmann, Miranda, Arda, Gabi, Tiago dhe Juanfran. Për të gjetur një përfaqsues nga Serie A duhet të shkojmë në vendin e 19-të, por dhe ai nuk është një italian, Paul Pogba.