• |
ide | kryesore

Linda Rama fut në sherr gazetaret

Arkiva, Pikante
lida darka.jpg



Darka e Linda Ramës me disa nga gazetaret dhe prezantueset e televizioneve arriti të “pajtojë” disa prej tyre, por ka futur në sherr disa kolege të tjera. Në gostinë e shtruar në një nga lokalet e zonës së ish -Bllokut ka patur jo pak pajtime. Lapsi.al mësoi se Iva Tiço u pajtua me Alketa Vejsiun, me të cilën ka patur jo pak polemika në media e rrjete sociale. Arbana Osmani është përkëdhelur nga Vejsiu, e cila shkruante me dashamirësi poshtë fotos së saj se “Osmani është më e mira prej krejtve”. Mirëpo disa gazetare të tjera nuk e kanë pritur mirë faktin që nuk janë ftuar në këtë darkë edhe për vetë faktin se, ashtu siç duket nga foto, Linda ka mbledhur gazetare që nuk shquhen për ndonjë qëndrim kundër bashkëshortit të saj. Një status i gazetares Mira Kazhani ku ajo uronte koleget e saj për një vit më solidar, duke postuar një foto nga kjo darkë, është pasuar me reagime në Facebook të disa kolegeve. Ato i janë përveshur Kazhanit duke i thënë se është patetike të urosh kolegët në fund të vitit; dëshmi kjo që nuk ka asnjë grua, qoftë kjo edhe ajo e kryeministrit që mund të qetësojë gjakrat mes grave të gazetarisë. Kështu, darka e Lindës arriti të qetësojë edhe pse ndoshta sa për sy e faqe, marrëdhëniet e acaruara të disa gazetareve. Nga ana tjetër, jo vetëm që mërziti disa vajza të medias që nuk ishin të ftuara, por shkaktoi edhe mëri mes tyre dhe disave prej pjesëmarrëseve.