• |
ide | kryesore

Dy gabimet që nuk duhet të bëni në tualet

Arkiva, Stil
banje.jpg



Mikrobet dhe bakteret nuk janë të vetmet pjesë të këqija të tualetit. Prej asaj se si pastroheni e deri tek se si fshiheni, mund të ketë disa gabime të cilat e rrezikojnë shëndetin tuaj. Duke e marrë parasysh faktin që ju shkoni në tualet disa herë në ditë, duhet të dini se disa gjëra mund të shkojnë keq gjatë vizitave tuaja aty. Gjatë shkuarjes në tualet ju mund të jeni në një rrezik më të rritur nga infektimi, irritimi dhe sëmundjet e ndryshme. Këtu janë dy gabime të cilat ndoshta jeni duke i bërë por nuk e dini, dhe mësoni se si t’i përmirësoni ato.

Qëndrimi ulur në tualet për shumë kohë

Të shpenzosh më shumë kohë ulur në tualet duke gjurmuar nëpër internet me celular është njëra prej zakoneve të dëmshme për ju. Por, nëse të vërtetë ju e bëni këtë shpesh, mund të jeni në rrezik nga hemorroidet gjithashtu. Nëse po keni kohë të vështira për të kryer nevojat në tualet, mos qëndroni shumë kohë ulur por ngrihuni dhe ecni pak dhe kthehuni përsëri. “Duke ecur ju do t’i stimuloni zorrët për t’i lëvizur gjërat poshtë, dhe gjithashtu do ta ndihmoni vetën që të relaksoheni", thonë mjekët.

Përdorimi i tharëses së ajrit

Një studim i fundit gjeti se pajisjet e tharëseve të ajrit shpërndajnë 27 herë më shumë mikrobe se sa letrat higjenike dhe rreth pesë herë më shumë baktere. Shkencëtarët gjetën sasi më të mëdha të mikrobeve në ajër afër tharëseve – ata munden që të detektojnë mikrobe edhe 15 minuta pas përdorimit të pajisjes – se sa afër letrave të tualetit. Kështu që, përdorni letër për t’i tharë duart tuaja në mënyrë që të reduktoni ekspozimin tuaj ndaj mikrobeve dhe baktereve të ajrit./lajmi.net/