• |
ide | kryesore

Edhe Juventus kërkon lushnjarin Rej Manaj

Arkiva, Sport
Rey-Manaj-620x400.jpg



Luftës së Palermos dhe Interit për talentin shqiptar Rey Manaj i është bashkuar kohët e fundit edhe Juventus. Sipas asaj që raportohet në Itali, sulmuesi i kombëtares u19 të Shqipërisë është piketuar dhe nga zbuluesit e kampionëve në fuqi të Italisë, të cilët kërkojnë ta blejnë nga Cremonese dhe më pas ta huazojnë në Serie B ose jashtë shtetit për të fituar eksperiencë. Megjithatë, Palermo ndihet sërish mjaft komode në luftën për 17-vjeçarin. Të pozicionuarit në vëndin e 10 në Serie A i ofrojnë më shumë mundësi aktivizimi Manajt, dhe janë gati të kryejnë transferimin e tij që në merkaton e janarit. Ditë interesante për të ardhmen e lushnjarit, e cila do mësohet shpejt.