• |
ide | kryesore

Klubet evropiane që kërkojnë kuqezinjtë

I pakategorizuar
kombetarja.jpg

Merkato në udhëkryq për disa prej lojtarëve të kombëtares kuqezi. Transferimi i Andi Lilës nga Pas Janina te Parma mund të jeti vetëm i pari në radhën e largimeve të disa prej emrave më të lakuar të kombëtares shqiptare nga klubet e tyre aktuale. Sokol Cikalleshi është futbollisti shqiptar që ka më shumë gjasa të ndërrojë skuadër në merkaton e muajit Janar. Vetëm pak kohë më parë është përfolur për një interesim të Sampdorias për të marrë shërbimet e sulmuesit 24-vjecar nga kroatët e Rnk Split, por në ditët e fundit nuk patur asnjë lëvizje konkrete mes palëve për të bërë të mundur një transferim të tillë. Për Cikalleshin interesohen edhe shumë klube të tjera të njohura emrat e të cilëve u bënë të ditur nga vetë sulmuesi në një intervistë për Sport News disa ditë më parë, megjithatë fakti që Rnk Split kërkon rreth 5 milionë Euro, për të lënë ta lirë atë ka trembur edhe prentendenët që kërkojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

Një tjetër emër i nxehtë i merktos kuqezi është ai i zbulimit më të fundit të trajnerit Gianni De Biasi, Ermir Lenjani. Mesfushori i talentuar vetëm pak kohë më parë bëri të ditur se do të largohet nga klubi i tij aktual St Gallen. Kontrata e 25-vjecarit shqiptar me skuadrën zvicerane skadon në verën e ardhshme por drejtuesit e St Gallen për të mos e humbur Lenjanin me parametër zero do të përpiqen ta shesin atë në Janar. Destinacioni i ardhshëm i lojtarit të përfaqësues kuqezi mund të jetë Bundesliga pasi shumë ekipe të kampionatit gjerman janë të interesuara për të patur në gjirin e tyre Ermir Lenjanin.

Edhe Armando Vajushi ndodhet shumë pranë largimit nga bullgarët e Litex Lovech. Për sulmuesin shkodran interesohen disa klube të Serisë A italiane ku në radhë të parë qëndron Kievo, ndërsa edhe Udineze e Atalanta  e pëlqejnë jashtëmase futbollistin shqiptar. Sipas të gjitha gjasave ish lojtari i Vllaznisë do të largohet nga Litexi në muajin Janar, me drejtuesit skuadrës bullgare që e vlerësojnë rreth 2 milionë Euro kartonin e Vajushit.

Heroi i Shqipërisë në mbrëmjen e Averios sulmuesi Bekim Bala i cili me golin e tij i dha formacionit të De Biasit fitoren historike përballë Portugalisë, gjithashtu mund të ndryshojë skuadër në muajin Janar. Bala aktualisht luan i huzuar te Slavia e Pragës por fakti që nuk po aktivizohet në vazhdimësi mund të bëjë që sulmuesi shkodran të largohet nga skuadra ceke. Kartonin e Balës e zotërojnë gjigantët e Spartës së Pragës, të cilët pritet ta huazojnë atë në një tjetër ekip pasi nuk dëshirojnë të privohen përfundimisht nga shërbimet e Balës.

Edhe Migjen Basha po qëndron me valixhe në duar. Mesfushori i cili është rikthyer nga një dëmtim i gjatë vështirë të gjejë hapësira në formacionin e Torinos dhe mund të largohet me destinacion Serinë B. Nuk u ndodh e njëjta gjë me Burim Kukelin i cili gjithashtu vuajti një dëmtim të gjatë por në ndryshim nga Basha përveç vendit në formacionin titullar fitoi edhe një kontratë të re me Zyrihun.

Dy raste diametralisht të kundërta me njëri-tjerin janë ato të Ergys Kaces dhe Etrit Berishës. Në fund të sezonit të shkuar mesfushori korcar ishte shumë pranë largimit nga Paoku i Selanikut, por gjatë muajve të fundit ai është vendosur në qëndër të projektit të skuadrës greke dhe këtë e reflekton aktivizimi i tij titullar në cdo ndeshje të kampionatit ku Paoku kryeson ndërsa Kace deri në këtë moment ka arritur të realizojë 3 gola. Në krahun tjetër Etrit Berisha nga titullar i padiskutueshëm pjesën e dytë të sezonit të shkuar te Lazio, numëron shumë pak minuta nën urdhrat e Piolit. Kjo situatë ka bërë që portieri  i lindur në Prishtinë të shfaqë pakënaqësinë duke lënë të hapur rrugën për një largim të mundshëm në të ardhmen nga klubi bardhekaltër.

Këto janë disa nga pikëpyetjet më të mëdha kuqezi në tregun e shitblerjes së futbollistëve europianë, ku lojtarët shqiptarë kanë nisur të kenë peshën e tyre. /Super Sport/

Klubet evropiane që kërkojnë kuqezinjtë

Arkiva, Sport