• |
ide | kryesore

“La Gazzetta dello Sport”: Si po del në dritë Taçi në blerjen e Parmës

Arkiva, Sport
gazeta.jpg



Më në fund gjithshka po sqarohet. Pas blerjes misterioze të klubit të futbollit “Parma” që lëngon në fund të klasifikimit të Sere A, fshihet vetë Rezar Taçi. Dhe në rastin e kësaj tratative, të blerjes së klubit nga pronari i hershëm Tommaso Ghirardi, Taçi po vepron po njësoj, ashtu sikurse bëri në Shqipëri, me Albetrolin. Pra duke u fshehur pas një koncorciumi të regjistruar këtë radhë në Qipro, dhe duke u shfaqur në lojë vetëm në fund. Por këtë herë për shtypin italian dhe sidomos për la Gazzeta di Parma, nuk ka asnjë dyshim. Pas grupit ruso (40%) qipriot (60%) fshihet Rezar Taçi. Madje këtë e ka konfirmuar së fundi edhe “La Gazzetta dello Sport”.

 

Gazeta e Parmes i ben jehone lajmit: "shperndahet mjegulla, pas eshte Taci" ndersa nje titull tjeter: "aprovohet bilanci fillon era Taci" 

“I riu që po avancon quhet Rezart Taçi. Me hapa të vegjël dhe të kujdesshëm, gjithmonë në hije dhe gjithmonë pa lëshuar deklarata zyrtare, biznesmeni shqiptar po merr dalëngadalë drejtimin e pronës së tij të re, Parmës”. Kështu nis një shkrim i sotëm i “La Gazzetta dello Sport” në Itali. Sipas kësaj gazete nuk ka dyshime se ai që fshihet pas kompanisë “Dastraso Holdings Limited” me qendër në Limassol të Qipros, dhe që ka blerë shumicën e aksioneve të shoqërisë emiliane janë paratë e këtij biznesmeni. Po sipas gazetës është ai vetë që po tërheq fijet e operacionit dhe që po interesohet për lëvizjet, që kërkon bashkëpunëtorë dhe që po planifikon punën.

Në prag të zbritjes së tij në fushë, dy gjëra janë të sigurta. Është paguar kontributi i IVA dhe pagat e punonjësve dhe lojtarëve. Kanë nisur edhe zërat për merkaton ku përflitet: Marco Borriello dhe Hugo Campagnaro.

Po nëse gjithshka është në rregull, përse Rezar Taçi nuk shfaqet vetë? Pse ati ju desh krijimi i këtij holldingu të dyshimtë në Qipro gjoja me aksionerë rusë dhe qipriotë pas të cilëve fshihet vetë ai? Përse nëse nuk ka asgjë për të fshehur ai kërkoi të vinte fillimisht një president fallto, Petrit Dokën (emri i tanishëm Pietro një argjendar që ka punuar më parë për kompaninë e tij Taçi Oil, në Itali? Përse vetëm pasi i Doli emri si president Doka u tërhoq dhe nuk pati guxim ta merrte postin, çfarë fshihej pas këtij hezitimi?

Në rrjetet sociale italiane qarkullon tashmë një biografi e Pietro Dokës si dhe faksimile ku ai ka marrë pjesë në mbylljen e kompanisë së Taçit në Itali. Po ashtu thuhet se drejtimin e përkohshëm të klubit të futbollit e ka marrë përkohësisht avokati Fabio Giordano i cili mbylli tratativat e shitjes mes grupit të formuar nga Taçi, “Dastraso Holdings Limited” dhe ish presidentit të Parmës Tommaso Ghirardi, për një shifër që varion nga 8 deri në 11 milionë euro.

Pietro Doka 38 vjec qe u shpall disa dite si president. Ai ka qene punonjes i Taci Oil Itali. Poshte faksimilia qe verteton pjesmarrjen e tij ne mbylljen e kompanise

e

Por të gjitha këto janë ende të vakta. Një gjë mbetet mister; kur do të shfaqet realisht Rezar Taçi tek Parma….

 

/lapsi.al/