• |
ide | kryesore

Milan një fitore bindëse ndaj Real Madrid (video)

Arkiva, Sport
millani.jpg



Milani ka shënuar një fitore bindëse me rezultat 4-2 në miqësoren e zhvilluar kundër skuadrës së Real Madridit në Dubai. Ndeshja filloi mirë për “të kuqtë” e Inzaghit, pasi në minutën e 24' Menez dhe në të 31-tën respektivisht El Shaarawy shënuan duke dërguar skuadrën në epërsi. Në minutën e 35' Ronaldo shënon për të ngushtuar epërsinë e Milanit. Në pjesën e dytë, Milani shënon dy gola tjerë, sërish me anë të El Shaarawyt në minutën e 49' dhe Pazzinit në minutën e 73'. Në minutën e 84' Benzema shënon nga penalltia për të mbyllur ndeshjen me rezultat 4-2.