• |
ide | kryesore

Shqiptarët të habitur me imazhin e ri të Presidentit

Arkiva, Paparazzi
Nishani.jpg



Presidenti i Republikës ka habitur të gjithë shqiptarët me ndryshimin e pamjes së tij, duke hequr mustaqet, një element identifikues i tij, ndërsa look-u i ri është pëlqyer nga të gjithë.

Përveç urimit tradicional për Vitin e Ri, Presidenti i Republikës, ka ndarë urimet edhe në faqen e tij zyrtare të Facebook, duke postuar edhe një foto me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij.

“Të dashur bashkatdhetarë e bashkëkombës. Ju urojmë familjarisht gëzuar dhe të gjitha mirësitë në këtë Vit të Ri. Paçi vetëm lajme të mira dhe mbarësi në familjet tuaja, fëmijët tuaj dhe tek të gjithë të dashurit që keni. Gëzuar!”, shprehet Nishani në faqen e tij të Facebook.