• |
ide | kryesore

Besart Berisha shënon, por skuadra humb (video)

Arkiva, Sport
berisha.jpg



Skuadra australiane, Melbourne Victoryn, ku luan Besart Berisha, nuk e ka nisur mbarë vitin 2015, pasi ka humbur Perth Glory me rezultat 2:1. Pavarësisht kësaj, sulmuesi kosovar e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar gol në këtë takim nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu, ish-sulmuesi i Hamburgut dhe Brisbane është shqiptari i parë që ka shënuar gol në botë në vitin 2015.