• |
ide | kryesore

Era Istrefi zbulon gjininë e fëmijës së Norës

Arkiva, Paparazzi
eraa.jpg



Nora dhe Roberti janë kujdesur që të mbajnë të fshehtë gjininë e fëmijës që presin, motra e këngëtares, Era Istrefi ka ‘thyer heshtjen’, duke treguar se shumë shpejt do të jetë tezja e një vajze. E ftuar në “Top Show Magazine”, Era Istrefi tha se i është plotësuar dëshira, pasi “Nora pret një çikë”. Këngëtarja Nora Istrefi është në muajin e pestë të shtatzënisë. Lajmi për pritjen e bebit bëri që ajo të linte në mes garën në “Dance ëith me”. Në finalen e këtij spektakli, Nora u ngjit në skenë si këngëtare, ku nuk ngurroi të ekspozonte linjat e saj. Për herë të parë bashkëshorti muzikant, Robert Berisha, e shoqëroi në piano./GazetaEkspress/