• |
ide | kryesore

Etrit Berisha drejt largimit nga Lacio?

Arkiva, Sport
Berisha_Empoli-Lazio-620x400.jpg



Duket se fjalët e Etrit Berishës në fund të vitit 2014 kanë bërë efekt. Që në ditën e parë të vitit 2015 portieri kombëtares shqiptare është në qëndër të merkatos, pas kërkesës së tij për më shumë hapësira në Lazion e Piolit. Etrit Berisha mendohet se ka informuar shoqërinë romane se dëshiron të luajë më shumë dhe është gati ta bëj këtë gjë edhe me një tjetër fanellë. Për të kënaqur dëshirën e lojtarit dhe për të forcuar grupin, Hellas Verona besohet se ka kërkuar informacione të detajuara te Lazio, informacion që është refuzuar menjëherë nga drejtori sportiv Igli Tare, që e ka deklaruar portierin 25 vjeçar të pashitshëm dhe të rëndësishëm për të ardhmen e Lazios. Verona tashmë duhet të ndryshoj objektiv. E ardhmja e Etrit Berishës do të jetë akoma në Romë. Mbase një lamtumirë e Marketit mund të jetë zgjidhja më e mirë për bardhekaltërit…/aSport.info/